Ekspozita “Mirdita në Fotografi” në Rrëshen

Më 26 Janar 2024, te Pallati i Kulturës, Rrëshen

Finalizimi i projektit CulTour nuk kishte si të mbyllej më bukur se sa me inagurimin e ekspozitës “Mirdita në Fotografi” në Pallatin e Kulturës Rrëshen si destinacioni final i saj.

Qytetarë të shumtë vizituan ekspozitën fototografike dhe diskutime të shumta u mbajtën gjatë ekspozitës ku u prekën tematika si elementët etnografike të zonës, artizanati dhe promovimi i Mirditës jo vetëm për natyrën e bukur, por edhe për gastronominë e kulturën.
Itineraret e këtij projekti të promovuara në fillim të Muajit Janar morën vëmendjen e gjithësecilit në këtë ekspozitë.

Në fund të aktivitetit, drejtuesi i projektit z. Andi Tepelena, i dorëzoi Kryetarit të Bashkisë, z. Albert Mëlyshi dokumentin me rekomandime për nxitjen dhe mbështetjen e turizmit bazuar në vlerat e trashëgimisë kulturore.

Adresa: Sheshi Abat Doçi, Rrëshen

sq
CULTOUR MIRDITA
Logo
Skip to content