GEZIM PERSHQEFA

Rrugëtimi i Gezimit në prodhimin e çiftelive ka filluar qysh në fëmijërinë e hershme. Ai e ka e marrë atë prej të atit, Ndue Pershqefës dhe, përmes të tij, një trashëgimie familjare që e ka zanafillën në vitin e largët 1895. Majeshtëria e prodhimit të veglave muzikore e tërhoqi prej harmonisë që prodhonin dhe kënaqësisë që i falte punimi i përpiktë i secilës syresh. Përfundimi i çdo instrumenti risillte në jetë jo vetëm një botë të tërë tingujsh muzikorë, por dhe traditën e moçme të eposit kombëtar. 

 

 

Gëzimi e ka shndërruar këtë mjeshtëri të trashëguar në profesion jete e burim të ardhurash, gjithë duke vijuar t’i përkushtohet përparimit e zhvillimit të saj, në shkallë muzikore bashkëkohore. Prej tridhjetë vitesh tashmë, ai vijon pa ndërprerje prodhimin e çiftelive, sharkive, çiftelive të temperuara, primave e çiftelive për fëmijë, duke dhënë kontributin e tij të vyer për gjallimin e artizanatit të Mirditës.

Kontakto me mjeshtrin duarartë Gezimin:

sq
CULTOUR MIRDITA
Logo