Shtegu i parë

Itinerari i Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore

Itinerari i parë është ideal për t’u njohur me disa pasuri të vyera natyrore dhe kulturore të zonës së Mirditës, si dhe historinë, banesat tipike e personalitet e shquara të kulturës, artit dhe politikës, artin shkëmbor prehistorik etj. Pjesa e parë të itinerarit kërkon përdorimin e automjeteve, ndërsa pjesa e dytë përfshin ecje me këmbë dhe hiking të nivelit të lehtë-mesatar, për të cilën do të nevojiten veshje të përshtatshme, si ujë dhe ushqime të lehta.

Ky itinerar fillon nga Info Kulla për një historik të përgjithshëm të zonës. Aty ka materiale digjitale, harta të vogëla edhe burime të tjera që ju njohin më shumë për historinë e zonës.
Itinerari zë fill nga Info Kulla, ku krijohet mundësia për t’u njohur më mirë me historinë e zonës përmes materialeve digjitale, hartave dhe burimet e tjera të ekspozuara në të.

 

Udhëtimi vijon me automjet për te banesa e Abat Prend Doçit, shpallur Monument Kulture i kategorisë II. Abat Doçi ishte një ndër personalitetet me të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe i fillimitshekullit të XX në Shqipëri, i cili ka luajtur një rol madhor në momente të rëndësishme të zhvillimeve politike e kulturore të vendit – posaçërisht sa i takon gjuhës e letërsisë shqipe. Njihet si mendimtar, poet, publicist, veprimtar politik e kulturor, themelues i shoqërisë kulturore “Bashkimi” dhe Komisisë Letrare, e cila përcaktoi alfabetin e sotëm latin të shqipes. Pavarësisht faktit se autoriteti dhe ndikimi i tij te personalitetet bashkëkohëse ishte shumë i madh, kontributi i shquar i Abatit të Mirditës, si dhe i shumë figurave të tjera prelatësh katolikë, është studiuar e njohur pak në historinë shqiptare. Edhe pse ende e banuar, shtëpia e Abatit Doçit është në një gjendje të rrënuar. 

 

Mandej, udhëtimi vazhdon në anën tjetër të udhës, në qytetin e Rubikut, ku ndalet dhe në  Qendrën Kulturore “Abat Doçi”,në të cilën ku gjallon jeta artistike dhe organizohen veprimtari të ndryshme kulturore. 

 

Më tej ndalemi për të vizituar Kishën e Kuvendit (Manastirit) të Rubikut apo Kishën e t’Shëlbuemit, monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore arkitektonike në bashkinë e Mirditës dhe në qarkun e Lezhës. Kisha e Manastirit të Rubikut përmendet si abaci benediktine qysh prej vitit 1166. Ndërtesa është një kishë me një navatë me orientim lindje-perëndim (absida-hyrja kryesore), e stilit norman, me planimetri në formë kryqi dhe lartësi maksimale prej 13,86 m, e cila u shërben ende sot e kësaj dite besimtarëve.

 

Pasi vizitës në Kishë, fillon shtegu i hiking-ut, i niveli të lehtë-mesatar e që mund të bëhet nga vizitorë të të gjitha moshave. Përgjatë këtij shtegu, i cili zgjat rreth dy orë e gjysmë, do të keni mundësinë të shijoni bukurinë natyrore, artin parahistorik, si dhe dhe kalanë (mure të moçme e pjesa kullash të vjetra mbrojtëse, të cilat banorët i kanë emërtuar kështu).

Itinerari përfundon me hotel Marubin, ku mund të darkoni e të kaloni natën.

sq
CULTOUR MIRDITA
Logo