Emërtesa 'Mirditë'

Na ishte njëherë një baba që kish pesë djem. Sado që e shkoi jetën duke punuar shumë e fort, nuk pati fat në para. Ndaj, kur erdhi më në fund koha që të ndante ato pak prona e zotërime që kishte mes djemve, të parit i dha një shoshë, të dytit një shalë, të tretit një shpatë, të katërtit një hinkë, ndërsa të pestit i tha të shkonte e të sundonte Oroshin. Kjo dëshmon disi për thënien e vjetër, që trevat e Shalës, Shoshit, Kuzhnenit, Spaçit e Oroshit bien farefisni – janë vëllezër, thuhet – qysh prej kohërave të moçme. 

Një motërzim tjetër i legjendës flet veç për tri vëllezër, Shalën, Shoshin e Mirditën. Zanafilla e emërtesës shtrihet pas, gjer në kohëra që s’mbahen mend, kur Mbreti luftonte me armiqtë e radhët e ushtrisë ia shtonin mirditorët e atyparshëm. Gjatë njerës fushatë, Mbreti ngurronte të jepte betejë të premten dhe dëshiroi që beteja të niste ditën e shtunë. Kapidani i mirditorëve, si e dëgjoi këtë dëshirë të Mbretit gjatë kuvendit të luftës, ia doli mbanë ta bindtte se, po të mësynin ditën e premte, kishin për ta zënë armikun të papërgatitur dhe kësisoj do t’i siguronin armëve të Mbretit një fitore të madhe. Mbreti ia vuri veshin këshillës, luftoi të premten dhe ngadhënjeu kaq fuqishëm, sa që qysh prej asaj kohe u quajt ‘Dita e Mirë’.

Referenca


Hyacynthe Hecquard, Histoire et description de la Haute Albanie ou Guégarie. (Paris: Arthus Bertrand, 1858), k. 4. 


Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë. (Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2004). 

Dëgjo
[player id=1592]
[player id='4577']
sq
CULTOUR MIRDITA
Logo