Anila ka lindur në Kthellë të Epërme dhe banon në qytetin e Rrëshenit.
Rrugëtimi i saj me punimet e dorës ka nisur shumë herët, duke kundruar punimet me shtiza të së ëmës. Dora-dorës filloi të merrte mësimet e para dhe pastaj të qëndiste e të punonte me grep, mjeshtëri këto që i bënte bashkë me disa shoqe të tjera.
Qysh prej vitit 2009, Anila bashkëpunon me ‘Caritas – Mirdita’, në suazën e programit të nxitjes së artizanatit përmes shkëmbimit të përvojave me ekspertë austriakë.
Ajo punon me shtiza e me grep, si dhe bën punime shajaku – më së shumti pupa dimërore – zeje të cilat i ka përsosur e pasuruar me modele të reja bashkëkohore, të cilat marrin shkas prej teknikave të prodhimit tradicional.