ELIDA VOCAJ

Udhëtimi i Elidës me punimet e dorës ka nisur që në femijëri, tek shihte të ëmën e gjyshen që bënin punime dore në kohën e lirë. Elida vjen prej një zone që e ka pjesë të rëndësishme të traditës ‘pajën’ që sjell me vete vajza kur martohet, ndaj punimet e dorës lidhen ngushtë me këtë të fundit. Vajzave u mësohej herët qëndistaria e thurja, në mënyrë që ta krijonin vetë pajën e tyre. Ndaj dhe qëndisja konsiderohej si ritual që bënte bashkë vajzat e gratë e familjes. 

 

Elida i është futur kësaj mjeshtërie duke realizuar një certifikatë të qëndisur, të personalizuar, për të birin. Mandej i erdhi ideja për të krijuar një sipërmarrje që të merrej vetëm me bërjen e shitjen e punimeve të tilla. Sipërmarrja e saj tanimë numëron tetë vite veprimtari dhe ajo bën çmos që, përmes shembullit vetjak, të përfshijë të rinj që duan t’i kushtohen kësaj mjeshtërie. 

Kontakto me artizanen duarartë Elidën:

sq
CULTOUR MIRDITA
Logo