Ekspozita “Mirdita në Fotografi”, Tiranë

Më 8 janar e deri më 15 janar, në sallën e Europe House, Tiranë

Programi i Përurimit të Ekspozitës

Më datë 8 janar, u përurua në sallën e Europe House, ekspozita njëjavore “Mirdita në Fotografi”, me serinë fotografike të Nadia Abazit, një përzgjedhje fotografish të kullave karakteristike të trevës të shkrepura prej dashamirësve të trashëgimisë kulturore, dhe video-instalacionin “Saharaja” të artistes ndërdisiplinore Abi Shehu për burg-kampin e Spaçit. 

 

U paraqitën gjithashtu për publikun instrumente të moçme muzikore të zonës së Mirditës, pjesë e koleksionit të pasur vetjak të studiuesit e muzikologut Mark Luli, ashtu si dhe një mori punimesh të bukura e të larmishme të artizanëve e zejtarëve mirditorë. 

 

Ceremonia hapëse u çel me fjalët e disa aktorëve të rëndësishëm të projektit “CulTour”: 

 

·      Z. Albert Melyshi, Kryetar, Bashkia Mirditë. 

·      Z. Hubert Perr, Delegacioni i BE në Shqipëri 

·      Znj. Pamela Lama, UNOPS Shqipëri dhe Kosovë.

·      Z. Sokol Muça, Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

·      Z. Andi Tepelena, Art Kontakt. 

 

Fotografia: Nadia Abazi

Ekspozita “Mirdita në Fotografi” përmban punime në mediumin e fotografisë së dokumentuar të artistes dhe fotografes Nadia Abazi, si dhe fotografi të kullave të zonës së Mirditës të realizuara nga dashamirës të trashëgimisë.
  

Punimet artizanale tradicionale të artizaneve të Mirditës në këtë ekspozitë zënë një vend të veçantë.

Po kështu, vegla muzikore antike të zonës së Mirditës, pjesë e koleksionit privat të studiuesit dhe muzikologut të mirënjohur Mark Luli.

Më tej, nuk mungojnë tre itineraret digjitale të përgatitura nga eksperti i guidave Lytfi Alliu, të përshtatura në harta grafike të punuara nga “Trivet”.
Në mbyllje pjesëmarrësit u ftuan të degustojnë gastronominë tradicionale mirditore.

Disa nga fotografitë e shkrepura gjatë Përurimit të Ekspozitës "Mirdita në Fotografi"

Artizanat

Ekspozita Programi upd

Shtigje Mirditore

Një hapësirë e veçantë i kushtohet vendit të kujtesës kolektive të burg-kampit të Spaçit me video-instalacionin e titulluar “Saharaja” të artistes ndërdisiplinore vizuale, Abi Shehu.

Poezi

Tinguj

Gastronomi mirditore

Adresa: Europe House, Tiranë

sq
CULTOUR MIRDITA
Logo