24 dhe 25 Shtator 2023
Më 24 dhe 25 Shtator 2023 në kuadër të projektit “CultTour” Art Kontakt dhe EcoKult realizuan në qendrën InfoKulla në Rubik, trajnimin për rritje aftësish me artizanët e zonës.
Trajnimi kishte si qëllim rritjen e njohurive në fushën e trashëgimisë kulturore, kapaciteve dhe aftësive teknike në lëmin e artizanatit duke ju referuar përvojave lokale dhe atyre më të mira në vend, si dhe të njohurive komunikuese për të promovuar produktet e tyre tek tregu vendas dhe i huaj.
Në ditën e dytë të trajnimit mbajtur me 15 Shtator ftuam znj Mimoza Pjetraj, përfaqesuese e ateliesë së mirenjohur “Colors of Zadrima”. Atelieja artizanale “Colors of Zadrima” ndodhet në Dajç, në zemër të një krahine me tradita midis Lezhës dhe Shkodrës. Tre breza të familjes Pjetraj në bashkëpunim me artizane të talentuara të zonës punojnë me përkushtim për ruajtjen dhe kultivimin e tre dijeve të çmuara, të trashëguara ndër shekuj: endjen e pëlhurës me tezgjah, qepjen me dorë të veshjeve dhe aksesorëve, si edhe prodhimin me cikël të mbyllur të fijes së mëndafshit. “ Colors of Zadrima” është një rast suksesi dhe në fushën e komunikimit publik por dhe adresimin e vlerave dhe cilësisë së produktit të turistët vendas (pjesa e emigracionit) dhe turistët vendas, përmës një marketimi efikas të realizuar nga djali i znj. Mimoza Petraj. Kjo mer rëndësi të dorës së parë dhe për artizanet e Mirditës që kanë nevojë që produktin e tyre ta bazojnë tek teknikat moderne të komunikimit dhe marketingut, sidomos atij digjital.