Punëtori mbi komunikimin dhe marketingun online

14 dhe 15 Tetor 2023

Art Kontakt dhe EcoKult realizuan në datën 14 dhe 15 Tetor 2023 në qendrën Info Kulla Rubik, në kuadër të projektit “CultTour” trajnim dhe punëtori për mediat sociale dhe marketingun digjital. Trajnimi kishte si qëllim ti mësonte artizanët si të zhvillojnë fuqinë e platformave dhe mediave sociale për të promovuar dhe marketuar produktet dhe shërbimet e tyre për një audiencë të gjërë si dhe të rrisin shitjet e produkteve.
Trajnimi i udhëhequr nga ekspertja e komunikimit dhe menaxhere e marrëdhënie me publikun Znj. Fioralba Duma u fokusua kryesisht në:
  • · Logo dhe Branding për produktet artizanale.

  • · Përdorimi i faqes së Facebook, si të krijohet faqja dhe të marketohen produktet.
  • · Përdorimi i mediave sociale të tjera si Instagram, WhatsApp, TikTok, Pinterest, Etsy,
  • · Planifikim i kalendarit editorial për mediat sociale.
  • · Tregu, çfarë të prodhojmë, cilët janë klientët tanë në 2023.
Gjithashtu ekspertja e dizajnit Era Kraja prezantoi për artizanët “Mediat Sociale dhe Dizajnin”, ky prezantim u fokusua në disa platforma për krijimin e përmbajtjes vizuale për media sociale si Canva, Inshot, Planoly etj.
 

InfoKulla

sq
CULTOUR MIRDITA
Logo
Skip to content