Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/mzmnppon/web/cultourmirdita.al/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Anila Vokrri - CULTOUR MIRDITA

ANILA VOKRRI

Anila ka lindur në Kthellë të Epërme dhe banon në qytetin e Rrëshenit.


Rrugëtimi i saj me punimet e dorës ka nisur shumë herët, duke kundruar punimet me shtiza të së ëmës.
Dora-dorës filloi të merrte mësimet e para dhe pastaj të qëndiste e të punonte me grep, mjeshtëri këto që i bënte bashkë me disa shoqe të tjera.

Qysh prej vitit 2009, Anila bashkëpunon me ‘Caritas – Mirdita’, në suazën e programit të nxitjes së artizanatit përmes shkëmbimit të përvojave me ekspertë austriakë.

Ajo punon me shtiza e me grep, si dhe bën punime shajaku – më së shumti pupa dimërore – zeje të cilat i ka përsosur e pasuruar me modele të reja bashkëkohore, të cilat marrin shkas prej teknikave të prodhimit tradicional.

Kontakto me artizanen duarartë Anilën:

sq
CULTOUR MIRDITA
Logo
Skip to content