Hartëzimi i elementeve të trashëgimisë kulturore në Mirditë

Arrow 1

Për njohjen e plotë të peizazhit kulturor të Mirditës u angazhua krijua një hartë (databazë) e pikave me rëndësi kulturore si dhe u krye identifikimi i artizanëve që janë ende aktivë në këtë zonë.

Tabelat në vijim prezantojnë një pasqyrë të detajuar të siteve kulturore si dhe të artizanëve që kontribuojnë në trashëgiminë kulturore të Mirditës, si një hap i parë kyç për njohjen më të gjerë dhe ruajtjen e promovimin e trashëgimisë kulturore të kësaj zone.

Për ta realizuar këtë, eksperti përdori një qasje sistematike të hulumtimit, e cila përfshiu intervista me artizanët, me ekspertë lokalë, me institucione kulturore dhe me aktorë të tjerë të industrisë, si dhe “desk research” dhe vizita në terren.

Qëllimi i kësaj metode është jo vetëm krijimi i një katalogu të gjerë të pasurive kulturore ekzistuese por edhe vlerësimi i aksesueshmërisë së tyre nga ana e vizitorit.

sq
CULTOUR MIRDITA
Logo