Me prejardhje dibrane, por lindur e rritur në Mirditë, Mirela është mjeshtre e punës me shtiza prej shumë vitesh. E ka nisur këtë udhëtim në moshë fare të re, duke e trashëguar prej së ëmës dhe motrave. Ajo beson fort se gjërat e trashëguara ruhen përgjithnjë dhe se, kur bëhen në mjedisin familjar, mund të shndërrohen në një pasion të mirëfilltë. Qysh prej vitit 2004, ajo ka nistuar e drejton një sipërmarrje që i kushtohet prodhimit e tregtimit të punimeve me shtiza, të cilat tashmë kanë gjetur udhën anembanë vendit dhe më gjerë.
Rishtas, Mirela është përfshirë në projektin “Promovimi i trashëgimisë kulturore përmes turizmit krijues dhe të përvojës – CulTour” në Mirditë, ku ka shkëmbyer përvoja e kryer punëtori me ekspertë të fushës, si dhe ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme për ta përsosur dhe promovuar edhe më tej sipërmarrjen e saj profesionale.