Pashkë Marku

Pashka ka lindur në Gëziq të Rrëshenit, në një familje të madhe – dhjetë motra e vëllezër – dhe të pasur në drejtim të mjeshtërive të traditës. Të gjithë vëllezërit e motrat merren me punime të ndryshme të traditës, ndërsa Pashka vetë me punë shtize, grepi e rruazash, si dhe përgatitje veshjesh tradicionale – zeje këto që i ka trashëguar prej prindërve. Përveç punimeve tradicionale, ajo merret dhe me grumbullimin e frutave të egra në natyrë dhe përgatitjen e barnave e çajrave bimorë prej tyre.


Pashka ka marrë pjesë në panaire në Rrëshen dhe Tiranë, dhe i përmend si mundësi të mira për të promovuar punimet artizanale dhe si mundësi për zhvillim të mëtejshëm dhe rimëkëmbje të zejeve tradicionale. 

Kontakto me artizanen duarartë Pashken:

sq
CULTOUR MIRDITA
Logo
Skip to content