Gjelina Lika




Gjelina ka lindur në një familje mirditore ku çmohej rëndësia e ruajtjes e mbarëvajtjes së mjeshtërive të traditës. Ndonëse i ati qe mjeshtër i prodhimit të çiftelive e veglave të tjera muzikore tradicionale të krahinës, ajo u brumos qysh në moshë fare të re me pasionin për qëndistarinë dhe punën me shtiza e me grep – të gjitha këto aftësi të domosdoshme për punimin e veshjeve tradicionale të Mirditës – nga e ëma, e cila asokohe endte qilima e qemere në vegjë.
Ndonëse tashmë në pension, Gjelina vijon të bëjë punimet e saj me grep e me shtizë, si dhe qepjen e veshjeve tradicionale, në mënyrë që të përcjellë traditën dhe teknikat tradicionale të punimit te brezat pasardhës. Ajo shpreson që puna e saj të shërbejë si shembull dhe si bazë, mbi të cilën të mund të krijohet një model artizanati i qëndrueshëm e afatgjatë.
Ekipi i projektit
Andi Tepelena
Project Manager
Ines Sula
Assistant Project Manager
Era Kraja
Eksperte Kërkimore
Nadia Abazi
Fotografe zyrtare e Projektit
Tivet
Graphic Design & Illustrations
Vincenzo Ciani
Webmaster
Fioralba Duma
Content Manager
Lyto Alliu
Ekspert Itineraresh
Projekti zbatohet nga Art Kontakt dhe EcoKult.

Art Kontakt është Qendër Kulturore Shqiptare krijuar si një projekt në Venecia të Italisë në 2003 dhe është themeluar më 7 Dhjetor 2007 me qëllim promovimin e artit dhe kulturës në Shqipëri.

EcoKult është një organizatë e themeluar në 2023 me qëllimin për të frymëzuar dhe fuqizuar komunitetet të përqafojnë praktika të qëndrueshme dhe të mbështesin kreativitetin.