Panairi i Zejtarëve dhe Prodhimeve Vendase, Rrëshen

Më 30 tetor 2023 në Sheshin “Abat Doçi”, Rrëshen

Në datë 30 Tetor në qytetin e Rrëshenit u organizua Panairi i Zejtarëve dhe Prodhimeve Vendase, ku pjesëmarrës të shumtë vendas por edhe nga qytete të tjera të Shqipërisë u bënë pjesë e aktiviteteve të ndryshme.

 

Artizanë, zejtarë, operatorë kulturorë e turistikë të zonës, si dhe ekspertë të fushës e dashamirës të traditës, u bënë bashkë në këtë panair për të njohur e këmbyer përvoja dhe mendime për trashëgiminë e pasur kulturore të Mirditës, si dhe të potencialit të madh të saj për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në atë zonë.

 

Panairi përfshiu një sërë veprimtarish mes të cilave, ekspozimin dhe tregtimin e veshjeve dhe punimeve tradicionale, bimëve aromatike e mjekësore të zonës, një paraqitje të shkurtër të këngëve e valleve karakteristike mirditore, si dhe përshëndetjet e autoriteteve lokale dhe të përfaqësuesve të insitucioneve pjesëmarrëse në këtë projekt: 

 

  • Znj. Sabine Kania dhe Z. Estevan Ikonomi, UNOPS Shqipëri dhe Kosovë.

  • Z. Sokol Muça, Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

  • Z. Albert Melyshi, kryetari i Bashkisë Mirditë.

Kryetari i Bashkisë përshëndeti të pranishmit si dhe i falenderoi organizatat ftuese për zbatimin e projekteve të tyre në Mirditë, duke kontribuar kështu në promovimin e kulturës dhe traditës së zonës si dhe në zhvillimin turistik të Mirditës. Ai siguroi se Bashkia Mirditë do të jetë e hapur ndaj çdo bashkëpunimi që ka si qëllim asistencën ndaj qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të Mirditës.

 

Ky panair u organizua në kuadër të programit EU4Culture Albania i cili financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga UNOPS Albania në bashkëpunim me Ministria e Kulturës.

 

Fotografia: Nadia Abazi

Adresa: Sheshi Abat Doçi, Rrëshen

sq
CULTOUR MIRDITA
Logo
Skip to content