Trajnim mbi trashëgiminë kulturore

24 dhe 25 Shtator 2023

Më 24 dhe 25 Shtator 2023 në kuadër të projektit “CultTour” Art Kontakt dhe EcoKult realizuan në qendrën InfoKulla në Rubik, trajnimin për rritje aftësish me artizanët e zonës.

Trajnimi kishte si qëllim rritjen e njohurive në fushën e trashëgimisë kulturore, kapaciteve dhe aftësive teknike në lëmin e artizanatit duke ju referuar përvojave lokale dhe atyre më të mira në vend, si dhe të njohurive komunikuese për të promovuar produktet e tyre tek tregu vendas dhe i huaj.

Trajnimi i udhëhequr nga Znj. Silvana Nini, pranë “Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) dhe pedagoge në atelienë “Tekstil dhe modë” pranë Fakultetit të Arteve të Bukura, u fokusua kryesisht në aspekte të trashëgimisë kulturore dhe pikërisht tek trashëgimia materiale dhe trashëgimia jo materiale.
Gjatë trajnimit u analizuan elementë etnografikë dhe veshjet tradicionale të Mirditës si për shembull:
– Veshjet e grave sipas moshës dhe ato ceremoniale elementet e veshjes, materialet, ngjyrat dhe motivet e përdorura
– Veshjet e burrave sipas moshës dhe ato ceremoniale, elementet e veshjes, materialet, ngjyrat dhe motivet e përdorura
Në pjesën përmbyllëse të ditës së parë dizainere e re e talentuar, Joana Kaçorri, prezantoi biznesin e mirënjohuur AMARGI (Rikthim tek Nëna), veshjet e së cilës ndërthurin traditen me modernen.

Në ditën e dytë të trajnimit mbajtur me 15 Shtator ftuam znj Mimoza Pjetraj, përfaqesuese e ateliesë së mirenjohur “Colors of Zadrima”. Atelieja artizanale “Colors of Zadrima” ndodhet në Dajç, në zemër të një krahine me tradita midis Lezhës dhe Shkodrës. Tre breza të familjes Pjetraj në bashkëpunim me artizane të talentuara të zonës punojnë me përkushtim për ruajtjen dhe kultivimin e tre dijeve të çmuara, të trashëguara ndër shekuj: endjen e pëlhurës me tezgjah, qepjen me dorë të veshjeve dhe aksesorëve, si edhe prodhimin me cikël të mbyllur të fijes së mëndafshit. “ Colors of Zadrima” është një rast suksesi dhe në fushën e komunikimit publik por dhe adresimin e vlerave dhe cilësisë së produktit të turistët vendas (pjesa e emigracionit) dhe turistët vendas, përmës një marketimi efikas të realizuar nga djali i znj. Mimoza Petraj. Kjo mer rëndësi të dorës së parë dhe për artizanet e Mirditës që kanë nevojë që produktin e tyre ta bazojnë tek teknikat moderne të komunikimit dhe marketingut, sidomos atij digjital.

Në ditën e dytë artizania e re e talentuar znj. Ezmerina Kasa, prezantoi punimet e ateliesë së saj “handmade”, të cilën e ka ngritur si sipërmarje prej dy vitesh në qytetin e Durrësit. Ezmerina është shumë aktive në mjetet e komunikimit masiv me mediat sociale etj, duke dhënë një shembull të promovimit me mjetet që kanë në dorë sot artizanet.
Salla “Bio Art” pranë qendrës Info Kulla në Rubik u shndërrua në një eksponat me produktet e secilit artizan, Trajnimi mbi të gjitha shërbeu për të frymëzuar, shkembyer njohuri dhe pervojë për të ndërtuar ura bashkëpunimi që rrisin aftësitë prodhuese të bazuara tek tradita, të orientuara për tregun kombëtar dhe të huaj.

InfoKulla

sq
CULTOUR MIRDITA
Logo
Skip to content