DRANE FIZI

Drania ka lindur e banon në Gëziq të Rrëshenit, në një familje të madhe me dhjetë motra e vëllezër.


Ajo mësoi qysh në vegjëli punimin e veshjeve tradicionale të krahinës nga e ëma dhe motrat, mjeshtëri që kërkonte punën me shtiza e me grep, si dhe qëndisma të ndryshme.


Arsimi i mesëm me orientim agrar i krijoi Dranes mundësinë të njihte e të kuptonte më mirë përdorimin e bimëve mjekësore e të barnave bimore, pasion ky që e ka shoqëruar gjithë jetën, krahas artizanatit. 


Drania punon një sërë petkash e prodhimesh të traditës, mes të cilave veshjen tradicionale mirditore për burra e gra të të gjitha moshave – duke filluar nga veshja për foshnja e gjer te ajo për të rritur – si dhe çorape brezi e pupa që mund të përdoren në përditshmëri.


Ajo punon po ashtu dhe detaje të veshjes tradicionale e qëndisma të ndryshme, të cilat kryesisht i tregton të kornizuara si suvenire e kujtime nga krahina.

Kontakto me artizanen duarartë Drane:

sq
CULTOUR MIRDITA
Logo
Skip to content