Draft

Gjelina Lika Gjelina ka lindur në një familje mirditore ku çmohej rëndësia e ruajtjes e mbarëvajtjes së mjeshtërive të traditës. Ndonëse i ati qe mjeshtër i prodhimit të çiftelive e veglave të tjera muzikore tradicionale të krahinës, ajo u brumos qysh në moshë fare të re me pasionin për qëndistarinë dhe punën me shtiza […]
Pashkë Marku

Pashkë Marku Pashka ka lindur në Gëziq të Rrëshenit, në një familje të madhe – dhjetë motra e vëllezër – dhe të pasur në drejtim të mjeshtërive të traditës. Të gjithë vëllezërit e motrat merren me punime të ndryshme të traditës, ndërsa Pashka vetë me punë shtize, grepi e rruazash, si dhe përgatitje veshjesh […]
Mirela Pepkola

MIRELA PEPKOLA Me prejardhje dibrane, por lindur e rritur në Mirditë, Mirela është mjeshtre e punës me shtiza prej shumë vitesh. E ka nisur këtë udhëtim në moshë fare të re, duke e trashëguar prej së ëmës dhe motrave. Ajo beson fort se gjërat e trashëguara ruhen përgjithnjë dhe se, kur bëhen në mjedisin […]
Gezim Pershqefa

GEZIM PERSHQEFA Rrugëtimi i Gezimit në prodhimin e çiftelive ka filluar qysh në fëmijërinë e hershme. Ai e ka e marrë atë prej të atit, Ndue Pershqefës dhe, përmes të tij, një trashëgimie familjare që e ka zanafillën në vitin e largët 1895. Majeshtëria e prodhimit të veglave muzikore e tërhoqi prej harmonisë që […]
Elida Vocaj

ELIDA VOCAJ Udhëtimi i Elidës me punimet e dorës ka nisur që në femijëri, tek shihte të ëmën e gjyshen që bënin punime dore në kohën e lirë. Elida vjen prej një zone që e ka pjesë të rëndësishme të traditës ‘pajën’ që sjell me vete vajza kur martohet, ndaj punimet e dorës lidhen ngushtë […]
Drane Fizi

DRANE FIZI Drania ka lindur e banon në Gëziq të Rrëshenit, në një familje të madhe me dhjetë motra e vëllezër. Ajo mësoi qysh në vegjëli punimin e veshjeve tradicionale të krahinës nga e ëma dhe motrat, mjeshtëri që kërkonte punën me shtiza e me grep, si dhe qëndisma të ndryshme. Arsimi i mesëm […]
Anila Vokrri

ANILA VOKRRI Anila ka lindur në Kthellë të Epërme dhe banon në qytetin e Rrëshenit. Rrugëtimi i saj me punimet e dorës ka nisur shumë herët, duke kundruar punimet me shtiza të së ëmës. Dora-dorës filloi të merrte mësimet e para dhe pastaj të qëndiste e të punonte me grep, mjeshtëri këto që i […]
Adelina Përleka

ADELINA PERLEKA Adelina ka lindur dhe është rritur në qytetin e Rrëshenit. Kureshtja e shtyu të eksploronte krijimin e luleve, kafshëve e stolisjeve të tjera nëpërmjet qëndistarisë qysh në fëmijërinë e hershme. Duke parë interesin e saj për këtë zeje, familjarët i dhuruan materiale të ndryshme, panoramën dhe ‘copën dyqindëshe’, siç quhej asokohe. Adelina e […]