Shtigje mirditore

Mirdita është trevë e begatë në burime natyrore, tradita të moçme e të ruajtura më së miri, histori, gojëdhëna dhe pasuri jomateriale, të cilat nuk duhen shpërfillur, por zbuluar, njohur, përkujdesur e mbrojtur. 

Projekti Cultour Mirdita ka për qëllim t’ju njohë me këtë krahinë të pasur e qëndrestare, si dhe t’jua lehtësojë njohjen e zbulimin e saj, në mënyrë që t’ju krijojë mundësinë të hidhni hapat e parë drejt rrugëtimit tuaj vetjak në Mirditë. 

Mes të tjerash, kemi krijuar dhe tri itinerare të ndryshme, të cilat ju ofrojnë e paraqesin shumë prej mundësive të larmishme turistike të zonës. Për t’ia nisur punës, filluam me identifikimin e tërë pikave me interes – turisitik, kulturor e zejtar – dhe mandej ndërtuam tri itenerare të posaçme, të cilat i digjitalizuam për t’jua bërë më të qasshme. 

Të vizituarit e këtyre pikave me interes turistik dhe njohja me prodhimet e ndryshme vendase, do t’ju grishë që t’i blini, duke ndihmuar kësisoj tregtinë e prodhimin e zonës, si dhe t’ua përcillni miqve e të afërme tuaj, në mënyrë që të kenë mundësinë ta çmojnë dhe ata. Të gjitha pikat e përzgjedhura me kujdes, përfaqësojnë si të shkuarën, ashtu dhe të ardhmen e trevës së Mirditës, ndaj ju ftojmë që ta mbështesni, duke e vizituar, shijuar dhe përcjellë atë dhe prodhimet e saj. 

Mirdita po përgatitet për ju, duke zhvilluar ngadalë e në mënyrë të qëndrueshme bujtinat, agroturizmin e zejtarinë e saj. Pret vetëm të vini për ta vizituar, që t’ju presë ngrohtësisht e me bujarinë e saj. 

Mirë se të vini në Mirditë!

Kulla në Mirditë

  • Kulla e Brozit, Perlat- Kthellë, Mirditë
  • Kulla e Dodajve, Perlat, Mirditë (foto 1)
  • Kodër-Spaç, Mirditë
  • Kulla e Pjetër Gjurës
  • Kulla shekullore e Ndrecë Kacorrit, Lufaj, Selitë, Mirditë
  • Kulla e Zef Dodë Ndrecës, Kodër-Spaç, Mirditë (foto 1)
  • Kulla 200-vjeçare e Kros Gjetë Dukës (Maces), Perlat, Mirditë
  • Kullë shekullore, Bardhaj, Selitë, Mirditë
  • Kulla e Dodajve (foto 2)
  • Kullë 200-vjeçare, Kumbull e Selitës, Mirditë
  • Portiku i një kulle shekullore, Prosek, Mirditë
  • Portiku i një kulle shekullore në Blinisht, Mirditë
  • Kulla e Perlesit, mbi 200-vjeçare, Rubik, Mirditë
  • Kulla shekullore e Mardoçit, Shebë, Mirditë
  • Kulla e Pashajve, Gjocaj, Selitë, Mirditë
  • Kullë shekullore, Livadhes, Kaçinar, Mirditë.
  • Portik kulle, Nënshejt, Orosh, Mirditë.
  • Kulla e Mark Tucit, Bardhaj, Selitë, Mirditë
  • Portiku i Kullës së Gjet Markut, Perlat, Mirditë. (Kulla mban statusit, Monument Kulture i Kategorisë së I-rë.)
  • Kulla e Zef Dodë Ndrecës, Kodër-Spaç, Mirditë (foto 2)
  • Portik kulle shekullore, Blinisht, Mirditë
sq
Skip to content