Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the pojo-accessibility domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/mzmnppon/web/cultourmirdita.al/public_html/wp-includes/functions.php on line 6121
artizane Archivi - CULTOUR MIRDITA

Draft

gjelina lika

Gjelina Lika   Gjelina ka lindur në një familje mirditore ku çmohej rëndësia e ruajtjes e mbarëvajtjes së mjeshtërive të traditës. Ndonëse i ati qe mjeshtër i prodhimit të çiftelive e veglave të tjera muzikore tradicionale të krahinës, ajo u brumos qysh në moshë fare të re me pasionin për qëndistarinë dhe punën me shtiza […]

Pashkë Marku

Pashkë Marku   Pashka ka lindur në Gëziq të Rrëshenit, në një familje të madhe – dhjetë motra e vëllezër – dhe të pasur në drejtim të mjeshtërive të traditës. Të gjithë vëllezërit e motrat merren me punime të ndryshme të traditës, ndërsa Pashka vetë me punë shtize, grepi e rruazash, si dhe përgatitje veshjesh […]

Mirela Pepkola

MIRELA PEPKOLA   Me prejardhje dibrane, por lindur e rritur në Mirditë, Mirela është mjeshtre e punës me shtiza prej shumë vitesh. E ka nisur këtë udhëtim në moshë fare të re, duke e trashëguar prej së ëmës dhe motrave. Ajo beson fort se gjërat e trashëguara ruhen përgjithnjë dhe se, kur bëhen në mjedisin […]

Gezim Pershqefa

GEZIM PERSHQEFA   Rrugëtimi i Gezimit në prodhimin e çiftelive ka filluar qysh në fëmijërinë e hershme. Ai e ka e marrë atë prej të atit, Ndue Pershqefës dhe, përmes të tij, një trashëgimie familjare që e ka zanafillën në vitin e largët 1895. Majeshtëria e prodhimit të veglave muzikore e tërhoqi prej harmonisë që […]

Elida Vocaj

ELIDA VOCAJ   Udhëtimi i Elidës me punimet e dorës ka nisur që në femijëri, tek shihte të ëmën e gjyshen që bënin punime dore në kohën e lirë. Elida vjen prej një zone që e ka pjesë të rëndësishme të traditës ‘pajën’ që sjell me vete vajza kur martohet, ndaj punimet e dorës lidhen ngushtë […]

Drane Fizi

DRANE FIZI   Drania ka lindur e banon në Gëziq të Rrëshenit, në një familje të madhe me dhjetë motra e vëllezër. Ajo mësoi qysh në vegjëli punimin e veshjeve tradicionale të krahinës nga e ëma dhe motrat, mjeshtëri që kërkonte punën me shtiza e me grep, si dhe qëndisma të ndryshme. Arsimi i mesëm […]

Anila Vokrri

ANILA VOKRRI   Anila ka lindur në Kthellë të Epërme dhe banon në qytetin e Rrëshenit. Rrugëtimi i saj me punimet e dorës ka nisur shumë herët, duke kundruar punimet me shtiza të së ëmës. Dora-dorës filloi të merrte mësimet e para dhe pastaj të qëndiste e të punonte me grep, mjeshtëri këto që i […]

Adelina Përleka

ADELINA PERLEKA Adelina ka lindur dhe është rritur në qytetin e Rrëshenit. Kureshtja e shtyu të eksploronte krijimin e luleve, kafshëve e stolisjeve të tjera nëpërmjet qëndistarisë qysh në fëmijërinë e hershme. Duke parë interesin e saj për këtë zeje, familjarët i dhuruan materiale të ndryshme, panoramën dhe ‘copën dyqindëshe’, siç quhej asokohe. Adelina e […]

sq
Skip to content