Projekti Cultour Mirdita përfshin një sërë veprimtarish:

Hartëzimi i elementëve të trashëgimisë kulturore

Krijimi i një database me sitet e rëndësishme kulturore dhe natyrore të Mirditës dhe artizanët e zejtarët e zonës.

Orat

Udhëzues
për politikat publike

Përgatitja e një dokumenti me rekomandime në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit kulturor për bashkinë e Mirditës.

Tre itinerare
turistike të Mirditës

Krijimi i tri itinerareve të posaçme të turizmit të përvojës, për të paraqitur mundësitë e shumta turistike që ofron Mirdita.

AKTIVITETE

Trajnime artizanë

Trajnim
24 dhe 25 Shtator 2023


Një trajnim dy-ditor për 15 artizanë, me qëllim rritjen e kapacitetit të tyre për t’u transferuar vizitorëve aftësitë praktike që lidhen me zejtarinë, për te ruajtur e përcjellë trashëgiminë kulturore mirditore. Po ashtu u mundësua shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira me sipërmarrës të suksseshëm të fushës.

Workshop punëtori

Punëtori
14 dhe 15 Tetor 2023


Zejtarët e projektit morën pjesë në një punëtori dy-ditore mbi komunikimin online, marketingun dixhital, markën dhe grafikat, ku mësuan se si të përdorin fuqinë e platformave online dhe të mediave sociale për të promovuar prodhimet e shërbimet e tyre, një publiku më të gjerë, dhe për të rritur shitjet e produkteve.

panair rreshen

Panairi i Zejtarisë
30 Tetor 2023


Në qytetin e Rrëshenit u mbajt për here të parë Panairi i Zejtarëve dhe Prodhimeve Vendase. Zejtarë dhe operatorë kulturorë e turistikë u bënë bashkë për të prezantuar produktet e tyre, me qëllim zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm të Mirditës.

Ekspozita Mirdita ne Fotografi Tirane

Ekspozitë
8-15 janar 2024


Ekspozita “Mirdita në Fotografi” përfshiu një përzgjedhje fotografish të Nadia Abazit, video-instalacionin “Saharaja” të Abi Shehut, si dhe instrumente të moçme muzikore të zonës dhe punime artizanale të artizanëve e zejtarëve mirditorë.

sq
Skip to content